Kompania pastruese që punëtorët i punojnë lakuriq
Kompania e pastrimit “Bare All Cleaning Service” me bazë në Queensland punëtorët e së cilës shërbimet e pastrimit i kryejnë lakuriq, transmeton Indeksonline.
Pronari Brett Jonnes e nisi këtë biznes gjatë muajit maj të këtij viti dhe tha se klientët e tyre e kanë të ndaluar të bëjnë ndonjë veprim me punëtoret.
“Të jemi të qartë ne e kemi politikën, shiko por mos prekë. Pastruesit tanë nuk janë për të performuar për asgjë përveç se të pastrojnë” tha Jonnes UK Sun.
Kjo kompani ka 150 punëtorë, ku 55 janë meshkuj./Indeksonline/