Kompania prodhuese kërkon falje për golin, tregon pse nuk funksionoi “Goal-line technology”

Kompania që ka ofruar teknologjinë “HawkEye” (Syri i Fajkoit) për golat në vijën fatale ka kërkuar falje për mosfunksionimin e saj në ndeshjen mes Aston Villas dhe Sheffield Utd.
Duke iu përgjigjur polemikave, në një deklaratë pas ndeshjes, “HawkEye” pretendoi se lojtarët dhe shtylla kishin ndërprerë pamjet e shtatë kamerave, që do të sinjalizonin golin.
Sipas saj, diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në 9 000 ndeshjet e mëparshme.
“Gjatë pjesës së parë të ndeshjes Aston Villa – Sheffield United në “Villa Park”, pati një incident, ku topi u mbajt mbi vijë nga portieri i Aston Villas, Nr. 25 Nyland. Zyrtarët e ndeshjes nuk morën ndonjë sinjal në orë dhe vesh, sipas protokollit. Shtatë kamerat e vendosura në shtigjet përreth zonës u bllokuan dukshëm nga portieri, mbrojtësi dhe shtylla.
Ky nivel bllokimi nuk është parë asnjëherë në mbi 9 000 ndeshje që sistemi i teknologjisë “Hawk-Eye Goal Line” ka qenë në funksion.
Sistemi u testua dhe u provua funksional para fillimit të ndeshjes, në përputhje me rregullat e lojës dhe u konfirmua si i tillë edhe nga zyrtarët e ndeshjes.”