13:35 / E Premte, 29 Prill 2022 / A. M.

Kompania që grumbullon vajin e përdorur ushqimor

Gastronomia në përgjithësi e amvisëria në veçanti e ka pasur gjithmonë sfidë sistemimin e vajit të përdurur ushqimor, i cili konsierohet si një prej ndotësve më të mëdhenj të tokës dhe ujit.

Por, një dilemë e tillë ka gjetur zgjidhje që prej tetorit të vitit 2018 kur kompania Eco Kos ka nisur grumbullimin e vajit të përdorur ushqimor (UCO) nga industria, gastronomia dhe amvisëria duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm mbrojtjes së natyrës.

Po ashtu duke ndihmuar punëtorët e gastronomisë financiarisht, duke e blerë atë me çmimin më të lartë në rajon e më gjerë. Kjo ka bërë që Eco Kos (www.eco-kos) të jetë kompani lidere në këtë fushë në rajon. Ju mjafton vetëm një thirrje, në numrin e telefonit 044 202 432 dhe zgjidhja është e menjëhershmem gjithçka shpejtë e mirë, ku përfitues janë të gjithë.

Drejtoresha e kompanisë, Edona Demaj, thotë se Eco Kos mbulon mbi 80 për qind të tregut të Kosovës duke përfshirë rrjetet kryesore të restauranteve vendore e ndërkombëtare që konsiderohen si prodhuesit më të mëdhenj të kësaj lloj mbeturine, e cila pasi të grumbullohet nga Kosova eksportohet në Austri.

“Me punën që bëj ndikoj çdo ditë në reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit si dhe rritjen e mirëqenies”, thotë ndërmarrësja Demaj e cila është anëtare dhe pjesëmarrëse e disa grupeve që merren me politikat mjedisore dhe mbrojtjen e ambientit.

Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2008, Eco Kos nisi suksesshëm sistemin inovativ të menaxhimit të mbeturinave. 

Si pionierë në këtë industri në Kosovë, krijoi një sistem efikas dhe funksional të menaxhimit në tërë Kosovën.

Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të UCO, Eco Kos garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së  ripërtëritshme (biokarburanteve), duke ndikuar në reduktimin e emetimeve të CO2 në mjedis.

Eco Kos deri tash ka eksportuar afër një mijë ton UCO në Austri