Kompania që menaxhon Koemanin e nervozuar me Laportan: “Imagjino, dua të martohem me ty por kam dyshime, më jep…”

Deklarata e presidentit të Barcelonës, Juan Laporta në lidhje me Ronald Koemanin ka shkaktuar trazira në kampin e trajnerit holandez.
“A i kam treguar Koemanit se do të kërkojmë për 2 javë një opsion tjetër për trajner dhe nëse nuk gjejmë më mirë, do vazhdojmë me të? Po i kam thënë”, ishte deklarata e Laportas, transmeton Indeksonline.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur kompania që e menaxhon Koemanin “ËassermanNetherlands”.
“Imagjino: Dua të martohem me ty, por kam dyshime. Më jep dy javë të gjej partner më të mirë. Nëse nuk e gjej njeriun e duhur do të martoj”, ishte reagimi i kompanisë holandeze.
Mbetet të shihet nëse Ronald Koemani do të vazhdoj me Barcelonën edhe sezonin tjetër./Indeksonline/
