Kompania që posedon Interin po thyen rekorde të shitjes së televizorëve me markën e skuadrës
Kompania që posedon aksionet e Interit, Suning po thyen rekorde me shitje të televizorëve. Kompania kineze ka nxjerrë në treg televizorët nën markën “Neroazzuri” dhe kjo është pritur fuqishëm në këtë treg.
Brenda pak ditëve janë shitur plot 80 mijë televizorë. Madje, kompania po mendon që të prodhojë edhe me shumë televizorë të njëjt pas kërkesës së madhe në treg.
Pronari i kompanisë po mendon që të shpërblejë skuadrën italiane nga të hyrat e shitjeve të fundvitit./Indeksonline/