REWE në Gjermani paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, Ajeti: Gabimi tashmë është korrigjuar

Ambasadori I Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti ka bërë të ditur se pas reagimit ndaj kompanisë REWE, e cila kishte paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë, ky gabim tashmë është korrigjuar.
“Në versionin e broshurës së përditësuar, Kosova figuron qartë dhe saktë, në kufijtë e saj kushtetues – si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Ajeti..
Postimi I plotë:
Me kënaqësi ju njoftojmë se pas reagimit tonë zyrtar ndaj kompanisë REWE, e cila në materialet e saj promovuese kishte paraqitur gabimisht Republikën e Kosovës si pjesë të Serbisë, ky gabim është tashmë korrigjuar!
Në versionin e broshurës së përditësuar, Kosova figuron qartë dhe saktë, në kufijtë e saj kushtetues – si shtet i pavarur dhe sovran.
Ju falënderojmë për reagimet dhe përkushtimin tuaj, dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të jeni të vëmendshëm ndaj çdo paraqitjeje të pasaktë të shtetit tonë, në platforma digjitale, materiale promocionale apo në çdo kontekst tjetër publik.
Le të kujdesemi që emri, kufijtë dhe identiteti i Republikës së Kosovës të paraqiten gjithmonë me dinjitet dhe saktësi!
Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës