75 Mall Live Search
10:07 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

Kompania serbe e autobusëve në Kosovë s’pyet për orë policore, vazhdon me linjat e saj për Beograd

Kompania e serbe e autobusëve në Kosovë “Tandems” po vazhdon që të punoj, edhe pse në Gjilan ka orë policore.

“Tandems” e ka linjën e autobusëve Shterpc-Beograd dhe për çdo natë, ajo kalon në qendër të Gjilanit dhe ndalet në fshatin Shillov, transmeton Indeksonline.

Në faqën zyrtare të kësaj të fundit në Facebook, tregohet se nisja nga Shillova bëhet në ora 22e15.

Përveç Shillovës, ajo nisjen e bën nga Vitia, vazhdon në Kllokot, Partesh, Shillov, Ranillug, dhe vazhdon për në Bujanovc.

Gjilani gjendët në zonë të Kuqe dhe ndalohen hyrje daljet në këtë qytet nga ora 19:00 dero në ora 05:00./Indeksonline/