75 Mall Live Search
18:52 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Kompania serbe hedh produktet e saj afër lumit Lepenc

Një kompani serbe me emrin ‘Domace Puslice’ po hedh produktet e saj në afërsi të lumit Lepenc në fshatin Brod në Shtërpcë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga afërsia e lumit, ku shihet se sa shumë produkte të kësaj kompanie janë hedhur, transmeton Indeksonline.

Siç mëson Indeksonline, kompania është nga Graçanica dhe se nuk i hedh ato vetëm në afërsi të lumit, por edhe në lokacione tjera.

Dënimet për këso raste shkojnë deri në 500 euro nga inspektoratet e komunës. /Indeksonline/