75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Kompania skandinave anulon mbi 1 mijë fluturime, pësojnë më shumë se 280 mijë pasagjerë

Linja ajrore skandinave, SAS ka anuluar 1 mijë e 213 fluturimet e planifikuar për sot dhe nesër.

Anulimi i këtyre fluturimeve u bë për shkak të një greve të pilotëve.

Më shumë se 280 mijë pasagjerë janë prekur nga kjo grevë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe u raportua se kompania SAS u ofroi pasagjerëve ushqim , teksa po prisnin të gjenin ndonjë alternative tjetër si zgjidhje nga transportuesi që është në pronësi të qeverisë suedeze dhe daneze.

Nga kompania u tha se janë të gatshëm të fillojnë të negociatat me pilotët grevistë por që të njëjti kanë kërkuar 13% paga më të larta, pavarësisht se merrnin 8 mijë e 700 euro në muaj.

Nga ana tjetër, sindikata e pilotëve njoftoi se kjo nuk ka të bëjë vetëm me pagat, por edhe me orarin e punës./Indeksonline/