16:08 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Kompania tregon se kur do të nxirret në treg vaksina, që shëron koronavirusin

Kompania e madhe amerikane, “Pfizer” ka njoftuar se vaksina për shërimin e koronavirusit është realitet. Vaksina është testuar në gjashtë shtete të ndryshme dhe në 43 mijë njerëz.

Rezultatet treguan se nga 43 mijë e 538 pacientë, vetëm 94 persona nuk janë shëruar, ndërsa për të tjerët rezultatet kanë qenë pozitive.

Kompania amerikane bën të ditur se deri në fund të këtij vit, do të ketë doza për të imunizuar 15 deri 20 milionë njerëz, shkruan Indeksonline.

“Warp Speed” ka premtuar se do të alokojë 2 miliardë dollarë për të shpërndarë 100 milionë vaksina falas për amerikanët.

“Pfizer”-i po ashtu ka bërë të ditur se deri në fund të vitit 2021, do të jetë e gatshme që të ofrojë 1.3 miliardë dollarë vaksina shëruese./Indeksonline/