13:39 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / k.v

Kompania Turistike “Gmica Travel” e realizon çdo herë atë që e ofron!

Në maj të këtij viti, Kompania Turistike “Gmica Travel” ka ofruar shëtitje të shumta në bregdetin e Malit të Zi. Qytetarët që kanë zgjedhur këtë kompani janë shprehur çdo herë të kënaqur me kushtet e ofruara.

Në një datë të majit, udhëtarët e një kompanie tjetër turistike kishin mbetur në rrugë, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ishte prishur në Prizren.

Pronari i Kompanisë Turistike “Gmica Travel” për t’i ndihmuar ata, i kishte marr me veti në autobus, për t’ua zgjidhur të paktën çështjen e udhëtimit. Por disa nga ata udhëtarë kanë insistuar të akomodohen aty ku kishin rezervuar klientët e Kompanisë Turistike “Gmica Travel”.

Pasi vendet ishin të mbushura në hotelin në Budva, një gjë e tilla ka qenë e pamundur andaj udhëtarët e mbetur në rrugë, të revoltuar kanë denoncuar pa të drejtë kompaninë “Gmica Travel”.

Kompania Turistike “Gmica Travel” vazhdon të mbajë linjat e rregullta për në bregdet me oferta të jashtëzakonshme.

Stafi i kësaj kompanie përkujdeset në detaje që klientët e saj të ndahen çdo herë të kënaqur.