Kompania ua prishi asfaltin dhe e la punën në gjysmë
Rruga magjistrale Prizren-Gjakovë është bërë vështirë e kalueshme. Kompania që kishte tenderin për asfaltimin e kësaj rruge ka prishur asfaltin dhe nuk po e vendosë asfaltin e ri.

Për këtë, banorët po ankohen por thonë se nuk po gjejnë adresë.
Sipas tyre, rruga është vështirë e kalueshme, po krijon kolona dhe në kohë të ngrohtë sjellë edhe pluhur.
Banorët thonë se kompania Victoria Invest është përgjegjëse për këtë situatë, dhe nëse nuk ndërmerret ndonjë masë, ata do të reagojnë ndryshe./Indeksonline/
