Kompanitë e autobusëve nga Anamorava vazhdojnë protestat, kërkojnë mbështetje nga Qeveria

Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve “Anamorava”, në Gjilan tash e pesë ditë janë duke protestuar, pasi që janë ndër sektorët më të prekur nga pandemia, e që nuk kanë punuar për rreth tre muaj.
Ata kërkojnë përfshirje në pakon emergjente e të lirohen nga pagesa e peronizimit nga Komuna e Gjilanit gjatë kohës pandemike, shkruan Indeksonline.
Por problem tjetër i tyre janë edhe taksit ilegale në Gjilan, pasi sipas tyre po i bëhen dëme të mëdha.

Indeksonline ka siguruar pamje nga protesta e sotme, ku shihen autobusët e mbuluar me pankarta të ndryshme.
“Kërkojmë subvencionim 50% të ulseve të bllokuara nga qeveria e shtetit”, “Duam lirimin nga pagesa peronizimit”, “Kompenzimi i humbjeve gjatë mbylljes për 77 ditë pune pandemi”, “Ndalimi i menjëhershëm i taksive ilegale në Gjilan, në të gjitha drejtimet”, ishin disa nga kërkesat e tyre.
Gjatë protestës së tyre me autobusë, u bllokua edhe komunikacioni./Indeksonline/
