Kompanitë e basteve shpallin Man City si favoritin kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve
Kompania e basteve “Caesars” i ka dhënë gjasat më të mëdha Man Cityt për ta fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm me koeficient 4-1.
Citizens ishin edhe vitin e kaluar njëri nga kandidatët kryesor për të triumfuar, mirëpo fati nuk i përcjelli në ndeshjen ndaj Tottenham, shkruan Indeksonline.
Si favoriti i dytë është kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool me koeficient 5-1.
Gjasa të njëjta sipas ‘Caesars’ ka edhe Barcelona e cila ka çaluar tash e 5 vite ta fitoj këtë trofe.
Ekipet tjera me radhë si favorite janë: Real Madrid, Juventus, PSG, Bayern Munich, Tottenham, Atletico Madrid dhe top 10-shen e përmbyll kampioni i Evropa Ligës, Chelsea./Indeksonline/
