75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të Kosovës arrijnë, në Shqipëri

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka autorizuar kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje të rrugëve, të udhëtojnë drejt Shqipërisë, që me punëtorët e tyre dhe mjetet e punës t’i dalin në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit.

Siç raporton MI-ja, tashmë kanë arritur në Shqipëri 6 kompani të organizuara dhe të udhëhequra nga zyrtarët e ministrisë.

“Ky veprim është bërë në dakordim me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe bazuar në legjislacionin e Kosovës në fuqi, pas iniciativës së kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndihmohet Shqipëria me të gjitha kapacitetet. MIT-ja vazhdon të jetë e gatshme për koordinim të vazhdueshëm dhe efikas për të ndihmuar këtë situatë shqetësuese”, thuhet në njoftim.