Kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, bllokojnë trotuaret
Rrugët e kryeqytetit përveç që janë të stërngarkuara nga kaosi në trafik, shpesh qytetarët ankohen edhe për ngasësit e veturave që parkojnë ato vend e pa vend.
Por, përveç veturave që bllokojnë trotuaret të dedikuara për kalimtarë, ato po bllokohen edhe nga kompanitë e ndërtimit që po asfaltojnë rrugët, shkruan Indeksonline.
Përmes disa imazheve të publikuara tek Vrojtuesit e Lagjes, qytetarët kanë treguar se si ata nuk po mund të ecin në trotuare për shkak punimeve që po kryhen në rrugët Gazmend Zajmi dhe Avdyl Frashëri./Indeksonline/

