Kompanitë e pastrimit në “gjumë”, shiko se si ngecën pjesëmarrësit në komunikacion, në rrugën Lipjan-Kraishtë

Edhe pse ky dimër ishte më i butë, siç duket tashmë reshjet e borës kanë nisur të jenë më të shpeshta.
Kësisoj qytetarët e Lipjanit janë ballafaquar me ngecje në rrugën Lipjan-Kraishte prej shumë orësh.
Lexues të Indeksonlinet, që ishin në këtë anë thanë se që nga ora dy e mëngjesit mbi dhjetë vetura dhe autobusë mbetën të bllokuar pasi kompanitë e pastrimit nga Komuna e Lipjanit nuk ndërhynë fare.

Në pamjet e dërguara në Indeksonline shihet se si pjesëmarrësit në komunikacion në këtë anë orvateshin të dilnin vetë nga situata e krijuar./Indeksonline/