14:34 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / mp

Kompanitë e sigurimeve më me pak fitime, shkak inflacioni

Industria e sigurimeve, dikur industri profitabile me profit dhjetëra miliona euro, por viteve të fundit kanë pësuar rënie të profitit.

Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2022, sektroi i sigurimeve ka mbyllë vitin me rezultat financiar prej 2.1 milionë euro, performancë më e dobët kundrejt vitit të 2021 kur kishte shënuar fitim neto në vlerë prej 6.3 milionë euro.

“Siguruesit “jo-jetë” shënuan fitime në vlerë prej 2.5 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 5.8 milionë euro në vitin 2021. Ndërsa, siguruesit “jetë” shënuan humbje në vlerë prej 413.1 mijë euro krahasuar me fitimet prej 492.4 mijë euro në vitin 2021.

Zvogëlimi i fitimit të realizuar kundrejt vitit të kaluar kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve operative, përkatësisht kostos së blerjes së mallrave dhe shërbimeve (ndikuar nga presionet inflacioniste në vitin 2022) dhe shpenzimeve administrative (kryesisht kompensimit për punëtor).

Po ashtu, krahasuar me vitin e kaluar, është evidentuar rritje e kategorisë së shpenzimeve për dëmet e ndodhura (vlerë dhe numër), e që është rezultat i rritjes së numrit dhe vlerës së primeve të shkruara. Niveli i likuiditetit në sektorin e sigurimeve mbeti në nivel të ngjashëm me vitin e kaluar (rënie marxhinale)”, thuhet në raportin e BQK-së. /Indeksonline/