18:09 / E Premte, 07 Shtator 2018

Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Cyrihut

Kompanitë kosovare po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të përvjetshëm të ndërtimtarisë, që organizohet në Cyrih të Zvicrës.

Pjesëmarrës do të jenë 350 kompani të ndërtimit më me renome në botë, ku gjatë kësaj periudhe do t’i prezantojnë produktet e tyre ndërtimore para pothuajse 25.000 vizitorëve që parashihen të jenë pjesë e këtij panairi.

Programi i panairit përfshinë ndër tjerash edhe ekspozita të veçanta si dhe leksione falas për investitorë, arkitektë, planifikues dhe pronarë të shtëpive nga specialistë të fushës, aktivitete këto mjaftë atraktive për pjesëmarrësit dhe vizitorët.

Kohëve të fundit produktet kosovare kanë filluar t’u bëjnë ballë paragjykimeve duke depërtuar në tregjet botërore dhe duke u bërë konkurrencë produkteve të shteteve më të zhvilluara me cilësinë të cilën e posedojnë.