75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kompanitë private në Prishtinë, bllokojnë trotuaret me material ndërtimor

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet që dita-ditës po “ngulftatet” nga ndërtimet e larta.

Ndërtesat shumëkatëshe, vend e pa vend, kanë bërë kryeqendrës së Kosovës t’ia humbin imazhin e dikurshëm që ka pas.

Madje, përveç kësaj, kompanitë e ndërtimit, vazhdojnë ta ndotin edhe ambinetin, por edhe të bllokojnë rrugë e trotuare.

Edhe trotuari i një rruge në Kalabri, është bllokuar me material ndërtimor nga kompanitë private, shkruan Indeksonline.

Derisa, qytetarët detyrohen të ecin në rrugë, duke rrezikuar edhe jetën./Indeksonline/