75 Mall Live Search
14:11 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

Kompanitë prodhuese kosovare ia mësyjnë ShBA-së

Kompanitë kosovare ia kanë mësyrë ShBA-së, kështu duke e rritur eksportin e mallrave rreth 200 milionë euro për këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha viti 2021 është një nga periudhat më të mira sa i përket të hyrave.

Mbi 412 milionë euro janë mbledhur nga të hyrat në Doganën e Kosovës .

Ai ka sqaruar se krahasuar me vitin paraprak, përqindja e të hyrave është 25% më shumë, ndërsa me vitin 2019, dallimi është 12%.

“Po periudha e të hyrave për vitin 2021 është ndoshta një nga periudhat më të mira që nga themelimi i Doganës. Deri tani kemi arrit të mbledhim mbi 412 milionë euro, të cilat nëse krahasohen me periudhën e njëjtë paraprake, nënkupton që kemi të hyra më shumë për 25 për qind, pra vitin e kaluar kemi pasë rreth 330 milionë, kështu që tani dallimi është 80 milionë më shumë, por sidoqoftë nëse shikohet në aspektin statistikor, viti i kaluar ka qenë periudha e pandemisë, ka qenë ekonomia e mbyllur në atë kohë, nuk është ndoshta viti më i mirë krahasimor. Për këtë arsye Dogana e krahason edhe me vitin 2019 ku ne nuk kemi pasë masa kundër pandemisë, ku nuk ka ekzistua pandemia, por edhe me vitin 2019 në atë kohë kemi pasë 370 milionë, kështu që edhe me atë kohë jemi 12 për qind më shumë. Në përgjithësi performanca e Doganës është shumë e mirë, ka rritje të hyrave, por nuk mund të ketë performancë të mirë po nuk patë ekonomia e Kosovës në përgjithësi një performancë të mirë”.