Kompanitë serbe po i transportojnë kufomat deri në Merdare, atyre kosovare spo u jepet leje

Kompanitë kosovare për transportin e kufomave po hasin në vështirësi, pasi që asnjë shtet nuk po u jep leje tranzit për t’i transportuar kufomat në Kosovë.
Këtë gjë e tregon edhe Blerim Reci, pronar i kompanisë “Ngushëllimi”, i cili thotë se nuk po u jepet leje tranzit për t’i sjellë kufomat në Kosovë, nga vendet e Evropës, shkruan Indeksonline.
“Kemi problem pasi që nuk na japin leje tranzit asnjë shtet”, thotë Reci.
Por kjo gjë nuk po u ndodh kompanive serbe, pasi që atyre po u mundësohet kjo leje, të cilët po e sjellin kufomën deri në Merdarë, pastaj kompanitë kosovare po dalin aty dhe po i marrin.
“Një kompani serbe u shku në Zvicër e ka marrë kufomën dhe e ka sjell deri në Merdarë, ne tash jemi dalë me marrë këtu”, u shpreh pronari i kompanisë.
Ai thotë që edhe pse ka bërë kërkesë që t’i lejohet tranzit për t’i marrë kufomat nga vendet e Evropës, kjo gjë nuk i’u është lejuar.
“Heren e fundit i kom ba kerkesë Malit të Zi, përmes emailit që të më lejohet tranzit që të shkojmë ti marrmi kufomat atje, na e kanë ndërpre. Mali Zi me një mëdyshje po/jo, ndërsa Kroacia definitiv jo”, thotë ai.
E tërë procedura deri në arritjen e kufomës në Kosovë zgjat së paku 5 ditë.
Transporti i kufomës me aeroplan për në Kosovë ka kushtuar deri në 2200 euro, ndërsa tash kushton deri në 5000 euro./Indeksonline/