17:54 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Kompanitë turke prodhojnë mini-tank pa ekuipazh

Kompanitë turke të mbrojtjes Aselsan dhe Katmerciler kanë nënshkruar një marrëveshje për prodhimin e një automjeti tokësor pa ekuipazh (UGV), raporton AA.

Në një njoftimi për media thuhet se sipas marrëveshjes, që ka vlerën prej rreth 671 mijë dollarëve, Katmerciler në vitin 2021 do të duhet të dorëzojë UGV-të, të njohura gjithashtu si “mini-tanke”.

Në njoftim thuhet se automjeti dhe të gjitha pjesët e tij, përfshirë sistemin e telekomandës, u zhvilluan nga Katmerciler.

Nga Katmerciler thonë se mini-tanku mund të pajiset me disa lloje të pajisje, siç janë si sistemet e vëzhgimit, shënjestrimit dhe sistemet e armëve.

Në kumtesë thuhet se UGV mund të funksionojë në rrugë të vështira dhe kushte të vështira klimatike, duke shtuar se ai mund të kontrollohet përmes satelitëve. /IndeksOnline/

Mos i humb