10:32 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Afro 1 milion euro borxhi i Bechtel-Enkas për kompanitë kosovare

Organizatorët e protestës janë deklaruar rreth protestës së sotme në afërsi të autostradës “Arbën Xhaferi” në Ferizaj.

“Ne kërkojmë djersën tonë. Rreth muajit tetor-nëntor vitit të kaluar janë kryer pagesat e fundit. Çdo material dhe gjithë punëtorët i kemi paguar, por kompania Bechtel Enka s’ka kryer obligimet. Borxhi shkon në 800, 900 mijë euro. Derisa ta mbajnë premtimit që na është bërë”, janë deklaruar ata, transmeton Indeksonline

—-

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” po mbajnë protestë para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj. 

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” paralajmërojnë protestë për shkak të, siç thuhet, mos kryerjes së pagesave ndaj tyre për punën që kanë kryer.

Protesta e paralajmëruar për sot mbahet nga ora 10:00- 12:00 para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj, projekt ky të cilin kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.