Kompany arrin në Mynih, sot nënshkruan me gjigantin nga Bundesliga

Trajneri i njohur belg, Vincent Kompany, ka arritur në Mynih të Gjermanisë para pak minutash.
Gazetari gjerman, Florian Plettenberg, përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video ku shihet aeroplani privat ku po qëndron ish-lojtari i Manchester Cityt, duke ateruar në aeroportin e Mynihut, shkruan Indeksonline
Kompany pritet ta zërë vendin e Tuchelit në stolin e klubit “Bavarez”.
Siç raportohet nga mediat e huaja, Kompany do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 me Bayern Munchenin.
Kujtojmë që legjenda belge së fundmi ishte trajner i Burnleyt, por që ra nga Premier League./Indeksonline/
🚨Exclusive 🎥 | Vincent #Kompany has just landed in Munich! 🛬
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 29, 2024
He is about to sign the contract at FC Bayern today, valid until 2027.
Welcome to Munich! @SkySport_Ben | @sarahowever_ | @SkySportDE 🇧🇪 pic.twitter.com/LTUPk0EQJ7