75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 08 Mars 2026 / G T

Kompany krijon atmosferë fantastike te Bayerni, fton familjarët e futbollistëve në stërvitje

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka organizuar një aktivitet të veçantë gjatë stërvitjes së sotme, duke ftuar familjarët e lojtarëve për të kaluar kohë së bashku në ambientet e klubit.

Sipas raportimeve, Kompany vendosi ta kthejë seancën stërvitore në një moment më të relaksuar dhe familjar, shkruan Indeksonline

Për këtë arsye ai organizoi edhe skarë, ushqim për lojtarët dhe familjet e tyre, ndërsa për atmosferën festive u sollën gjithashtu një kamion me akullore dhe një makinë për lëngje të freskëta.

Ideja e trajnerit belg ishte që skuadra të kalojë kohë cilësore së bashku edhe jashtë presionit të zakonshëm të stërvitjeve dhe ndeshjeve, duke forcuar lidhjen mes lojtarëve dhe familjeve të tyre.

Kujtojmë që Bayern Munchen pritet të udhëtoj drejt Italisë, ku të martën luan ndaj Atalantas, ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League./Indeksonline/

Image