75 Mall Live Search
15:30 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

Kompany merr një lajm të mirë, rikthehet nga lëndimi shqiptari Arijon Ibrahimovic

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi.

Ibrahimovic mori pjesë në stërvitje të plotë me fanellën e Bayern Munchen, shkruan Indeksonline

Lojtari shqiptar u lëndua para dy muajve në ndeshjet para-sezonale, por tani është i gatshëm për ndeshje dhe do të jetë në dispozicionin e Vincent Kompany.

Kujtojmë që trajneri belg vendosi ta mbante lojtarin në ekip edhe pse kishte oferta huazimi nga skuadrat europiane./Indeksonline/