75 Mall Live Search
07:51 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / MSH

Kompensimi i dëmeve nga vërshimet, ministri Murati raporton në Komision

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati do të raportojë përpara buxhetit lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Mbledhja është njoftuar të nisë në ora 10:00.