23:28 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / MSH

Kompleksi më i çuditshëm në botë: Duket sikur është duke u shëmbur

Në pamje të parë, ky bllok me kulla në Holandë duket sikur ka nisur të shembet, por në të vërtetë nuk është kështu.

Ndërtimi në fjalë është një objekt krejt i ri që po ndërtohet në Amsterdam, i projektuar qëllimisht për t’u dukur sikur pjesë të mëdha janë rrëzuar prej tij.

Kompleksi 75 000 metra katrorë i quajtur “Lugina”, u projektua nga firma holandeze e arkitekturës MVRDV, e cila krijoi tumën e diskutueshme të Harkut të Mermerit në Londër.

“Lugina”, e cila do të hapet në vitin 2022, përmban tri “maja”, më e larta prej të cilave është 100 m e lartë.