75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 04 Korrik 2023 / AR

Komplet i zhveshur, Bledi Mane ironizon keq Kiara Titon

Pak ditë më parë Kiara Tito bëri me dije se po niste një “aventurë” të re, këtë herë në biznes, teksa prezantoi për fansat dhe ndjekësit e saj brand-in e saj të ri (që mban emrin e moderatores), që si produkt momentalisht ka koleksionin më të ri të rrobave të banjos për këtë verë.

Kjo lëvizje e Kiarës, që tani po e shohim edhe të rikthyer si moderatore e “Kepit të VIP-ave” u komentua shumë në rrjet, me shumë njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe me të tjerë që e kanë kritikuar, madje akuzuar edhe për kopje të një tjetër brand-i.

Së fundmi ironia vjen nga Bled Mane. Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan:

“Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”.