75 Mall Live Search
10:23 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Komplet një lagje e një fshati në Malishevë aderojnë nga Nisma në PDK

Kryetari i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj ka lajmëruar se lagja Berisha e fshatit Gurbardhë ka aderuar në PDK.

Kilaj përmes një postimi ka shkruar se lagjen Berisha e kishte mashtruar Nisma, transmeton Indeksonline.

Kohët e fundit, Nisma Socialdemokrate dhe PDK janë duke zhvilluar një “luftë” duke hedhur kritika e akuza ndaj njëra-tjetrës.

Postimi i plotë:

Mbrëmë lagja Berisha në fshatin Gurbardhë iu bashkua PDK-së. I kishte mashtruar Nisma!/Indeksonline/