Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë
Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi e eliminoi Firentinën, duke e mposhtur me rezultat 3-1.
Në çerekfinale, Como tashmë do të ketë punë me me kampionin e Italisë, Napolin, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Juventusit dhe Atalantas.
Në dy ndeshjet e tjera çerekfinaliste, Interi do të përballet me Torinon derisa Bologna kundër Lazios./IndeksOnline/

