Kompletohen gjysmëfinalet në EURO20

Po shkojmë drejtë fundit të Kampionatit Europian EURO20.
Sonte është mësuar edhe çifti i fundit gjysmëfinal, shkruan IndeksOnline
Kombëtarja e Anglisë është ekipi i fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale, pasi mposhti Ukrainën.
‘Tre Luanët’ do të luajnë kundër Danimarkës, e cila eliminoi Çekinë. Takim ky që luhet më 7 korrik, nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wembley’.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Kombëtares së Italisë dhe Spanjës, e cila zhvillohet më 6 korrik nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wembley’./IndeksOnline/