22:39 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Kompletohen ndeshjet gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

Janë kompletuar ndeshjet gjysmëfinale të Supekupës së Kosovës në Basketboll, në kategorin e meshkujve.

Të mërkurën dhe të enjeten, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, janë zhvilluar katër ndeshje çerekfinale, shkruan IndeksOnline.

Sigal Prsihtina mbrëm shënoi fitore ndaj Istogut me rezultat 89-71, ndërsa Trepça mposhti Bashkimin me rezultat 102-72.

Sonte Peja triumfoi ndaj KB Prizrenit me rezultat 92-81, kurse Golden Eagle Ylli shënoi fitore me rezultat 82-69 ndaj skuadrës së Vëllaznimit.

Në gjysmëfinale Prishtina do të përballet me Trepçën, ndërsa Peja me Golden Eagle Yllin./IndeksOnline/