75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kompletohen ndeshjet gjysmëfinale të Wimbledonit në kategorinë e femrave

Janë mësuar gjysëmfinalistet e turneut më të madh të tenist në botë, Wimbeldon, në kategorinë e femrave, raporton Indeksonline.

Pasi dje në gjysmëfinale u kualifikuan tenistja nga tunisa, Ons Jabeur, dhe gjermanja Tatjana Maria, radha sot ishte për tenisten nga kazakistani, Elena Rybakina dhe rumunen Simona Halep.

Rybakina u kualifikua pasi mposhti tenisten australiane Ajla Tomljanovic me rezultat 2-1 në sete.

Tomljanovic  e nisi më mire ndeshjen ku e fitoi setin e pare me rezultat 6-4.

Rybakina u këndell dhe arriti ta përmbys rezultatin duke fituar dy satat e tjerë me rezultat 6-2 dhe 6-3.

Në ndeshje tjetër rumunja Simona Halep, e fitoi lehtësisht ndaj amerikanes Amanda Anisimova.

Halep fitoi me rezultat 2-0 në seta, 6-2 dhe 6-4.

Në gjysmëfinale do të takohen Elena Rybakina ndaj Simona Halep dhe Ons Jeabur ndaj Tatiana Maria.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen ditën e enjte./Indeksonline/