75 Mall Live Search
23:16 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Kompletohen skuadrat çerekfinale, të premten hidhet shorti

Me Liverpoolin dhe Barcelonën janë kompletuar tetë skuadrat çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katër skuadra angleze (Manchester City, Manchester United, Tottenham dhe Liverpool), një italiane (Juventus), një holandeze (Ajax), një spanjolle (Barcelona) dhe një portugeze (Porto) kanë siguruar biletën për këtë rund.

Shorti do të hedhet të premten me 15 mars ku skuadrat do të mësojnë kundërshtarët.

E veçanta e këtij shorti është se skuadrat do të kenë të qartë edhe kundërshtarin e mundshëm për gjysmëfinale. /IndeksOnline/