75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Kompletohen të gjitha grupet e Euro 2024, na pret verë e nxehtë në Gjermani

Me tri finalet e play-offit mbrëmë u kompletuan të gjitha grupet e Kampionatit Europian “Euro 2024” që do të zhvillohet në Gjermani nga muaji qershor i këtij viti.

Kombëtarja e Gjerogjisë për herë të parë siguroi kualifikimin në Euro 2024, pasi mposhti Greqinë pas penalltive, shkruan Indeksonline

Gjeorgjia do të bëjë pjesë në grupin F, me Turqinë, Portugalinë dhe Republikën e Çekisë.

Fitore mbrëmë arriti edhe Ukraina, e cila mposhti Islandën me rezultatin 2:1, pas golit të shënuar në minutat e fundit nga Mudryk.

Ukraina në gurpin E do të luajë ndaj, Belgjikës, Sllovakisë dhe Rumanisë.

Kurse shteti i fundit që siguroi biletën për në Euro 2024 ishte Polonia, e cila mposhti Uellsin pas penalltive.

Polonia do të luajë në grupin D së bashku me Holandën, Austrinë dhe Francën./Indeksonline/

Image