15:45 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kompletohet mozaiku 2000 vjeçar!

Fragmentet e zhdukura të një mozaiku të lashtë, të njohur si ‘Gypsy Girl’ ose ‘Vajza Cigane’, janë bashkuar në një muze në Turqi pasi u morën nga Shtetet e Bashkuara.

Fragmentet janë shfaqur pranë mozaikut të paplotë, pothuajse 2,000-vjeçar të një vajze të re.

Sytë e saj janë bërë simbol i qytetit jugor të Gaziantep. Pjesët e zhdukura u kontrabanduan nga Turqia në vitet 1960 dhe u blenë nga një universitet amerikan, i cili përfundimisht pranoi t’i kthente ato.

Arkeologët zbuluan mozaikun 20 vjet më parë, ndërsa gërmuan në gërmadhat e qytetit Zeugma, themeluar nga një gjeneral i Aleksandrit të Madh dhe të shkatërruar në shekullin e 3-të.

Por disa pjesë u vodhën dhe u kontrabanduan nga vendi. Ata u blenë nga Bowling Green State University në Ohajo.

Në vitin 2012 Turqia kërkoi kthimin e tyre dhe më në fund kjo gjë u realizua pas pesë vitesh bisedime.

Të shtunën, pjesët e zhdukura u ekspozuan në Muzeun Zeugma Mozaik të Gaziantep.

“Vajza Cigane është ribashkuar me familjen e saj,”-tha kryebashkiaku Gaziantep Fatma Sahin, cituar nga Reuters.