Komplimentet që femrat më së shumti dëshirojnë të i dëgjojnë
Femrat janë shumë të ndjeshme,ato pas çdo grindje apo brengosje dëshirojnë të dëgjojnë fjalë të buta dhe të bukura. Janë disa nga ato komplimente të cilat çdo femër dëshiron të i dëgjon nga i dashuri apo bashkëshorti i saj,transmeton Indeksonline.
1. Më pëlqen mënyra se si mendon
Cdo kush mund të bëjë komplimente për dukjen e saj fizike,por femrat I vlerësojnë më shumë komplimentet rreth personalitetit të tyre. Duke filluar nga mënyra se si ajo mendon,sepse është diçka që e bën të ndjehet shumë më të sigurt në mendimet dhe veprimet e saj.
2. Ju do të jeni “plaka” më e bukur
Me këtë ia leni asaj të kuptojë se ajo është personi më të cilin vërtet dëshiron ta kaloni jetën tuaj.Ju që tani filloni ta dashuroni pamjen që do ta ketë edhe pas shumë vitesh.
3. Nuk të them se je perfektë, por nuk do të dëshiroja të ndryshoja asgjë tek ti
Kjo e bën atë të ndihet shumë rehat me ty,ajo e di se ti atë e pranon atë ashtu siç është pa ndryshuar asgjë tek pamja e saj. Veçmas bukurisë ju e dashuroni pamjen e shpirtit të saj.
4. Ti më bën të jem person më i mirë
Ajo fillon e vlerëson veten në raport me sjelljet e saj ndaj teje. Nuk ka gjë më të mirë për të kur e kupton ajo është arsyeja e largimit tënd nga veset e këqija dhe orientimi në punët e duhura.
5. Do të doja të kisha takuar më herët
Një femre i pëlqen të dëgjojë se ju jeni i kënaqur që ta ndani jetën tuaj me të. Kur ju thoni se dëshironi që ju e keni takuar më herët ju jeni duke thënë se ju e dini se jeta juaj është shumë më e mirë me të./Indeksonline/