Komponimet e rrushit ndihmojnë në trajtimin e depresionit
Një studim i ri zbulon mekanizmin nëpërmjet të cilit komponimet e gjetura në rrush përmirësojnë elasticitetin ndaj stresit në minj dhe zbutin ndryshimet e trurit të lidhura me depresionin.
Në hulumtimet e reja, një kombinim i ekstrakteve të ndryshme të rrushit thuhet se redukton depresionin dhe stresin, transmeton Indeksonline.
Çdo vit, më shumë se 16 milionë amerikanë të rritur preken nga depresioni. Kjo është ekuivalenti i rreth 6.7 për qind të popullsisë së rritur të vendit.
Trajtimet konvencionale me anë të ilaçeve për depresion nuk janë veçanërisht të efektshme. Në fakt, autorët e studimit të ri thonë se më pak se 50 për qind e atyre të diagnostikuar me depresion përjetojnë rikthim të sëmundjes.
Prandaj nevoja për trajtime alternative është imediate. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët, të udhëhequr nga Giulio Maria Pasinetti, një profesor i neurologjisë në Shkollën Icahn të Mjekësisë në Malin Sinai në Nju Jork, nisën të hetonin një rrugë alternative për trajtimin e depresionit.
Kjo rrugë përfshin efektin potencialisht të dobishëm të përbërësve që rrjedhin nga rrushi. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se të ashtuquajturat polifenolet e rrushit kanë potencial në menaxhimin e çrregullimeve të mëdha depresive, por mekanizmat e saktë ende mbesin të paqarta./Indeksonline/