75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kompozitori nga Prishtina ua dedikon një instrumental viktimave, në Shqipëri

Një instrumental rrëqethës u është dedikuar viktimave të tërmetit në Shqipëri nga kompozitori Blond Krasniqi.

24- vjeçari, përmes kësaj melodie shpreh gjithë dhimbjen e tij shpirtërore për këtë fatkeqësi që e ka përthekuar shtetin shqiptar.

“Shqipëri tokë fortë si djep te përkundi, por dashurinë tonë ndaj jush dot nuk e lëkundi”. Një melodi nga unë, nga dhimbja e madhe per tragjedinë ne Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi është kompozitor i ri, veprat e të cilit kanë qenë pjesë e shumë festivaleve e koncerteve, shkruan KultPlus.

Në vitin 2018, ai është shpërblyer me çmimin vjetor të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), për kategorinë e veprave solistike dhe duo për vitin 2017.