75 Mall Live Search
09:26 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Komuna dënon me 200 euro kompanitë e kontraktuara nga vet ajo

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspekcioni ka dënuar me gjobë prej 200 eurosh një kompani të kontraktuar nga vet ajo, për shkak se ka dëmtuar infrastrukturën përcjellëse, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspecionit, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se askush nuk do të kursehet nga dënimet, kur bëhet fjalë për dëmtimin e infrasturkurës.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme!”, ka shkruar Tahiri.