Komuna do t’i paguaj nga 250 euro qytetarëve për shërbimet e varrimit në Podujevë

Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës lidhur me shpenzimet për shërbimet e varrimit në këtë komunë.
Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi,
‘’Me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti, kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit në territorin e Podujevës.Si Komunë kemi marrë përsipër mbulimin e këtyre shpenzimeve në shumën prej 250 euro, kurse KBI i kryen shërbimet e varrimit sipas rregullave dhe traditave përkatëse, krejt kjo me qëllim që si institucione komunale t’iu gjindemi pranë familjeve në ato momente të dhimbjes kur i humbin më të dashurit e tyre’’, ka shkruar Bulliqi.
Marrëveshja zbatohet nga janari 2025 deri më 31 dhjetor 2026, e që është vazhdimësi e marrëveshjeve paraprake, por që shuma financiare ishte më e vogël, ka shtuar më tutje Bulliqi./Indekonline/