75 Mall Live Search
14:59 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Komuna e Bulliqit përuron Qendrën e Thirrjeve “Alo, Komuna”, llapjanët mund të adresojnë ankesat e tyre

Komuna e Podujevës sot ka përuruar qendrën e thirrjeve “Alo Komuna”.

Nga sot, qytetetarët e kësaj komune për çdo problem apo ankesë të çfarëdo lloji, do të mund t’i adresojnë përmes thirrjes në numrat 0800 19 110 apo të shkruajnë në +383 466 19 110 me Viber ose Whats App.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se përmes këtij sistemi qytetarët mund të adresojnë problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë.

Image may contain: 1 person

“Ky sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës, mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

Ndryshe, të gjitha thirrjet janë pa pagesë. Orari i punës, prej orës 8:00 deri në orën 20:00.