75 Mall Live Search
13:19 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Komuna e cila për kontenjerët plastik paguan më shumë se 97 mijë euro!

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Kësaj radhe, udhëheqësit e këtij institucioni kanë bërë zgjidhje për kontenjerët.

Blerja e kontenjerëzve plastik nuk është se u ka kushtuar edhe pak, shkruan Indeksonline.

Vlera e kontratës kap shifrën 97.680,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.Sh “Seykos”, Sh.p.k. /Indeksonline/