75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Komuna e cila për servisimin e veturave i jep mbi 82 mijë euro!

Më datën 27 të muajit të kaluar, komuna e Fushë Kosovës ka arrtur të finalizojë kontratën e radhës.

Institucioni i cili drejtohet nga Burim Berisha kësaj radhe ka menduar për servisimin e automjeteve zyrtare. Megjithatë shumë e ndarë nuk duket të jetë edhe aq e arsyeshme, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik D.P.Z “Suzuki” nga Miradia e Ulët, dhe ka kushtuar hiç më pak se 82.871,04 euro.

Në kontratë bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është për 36 muaj, porse nuk bëhet të ditura detaje tjera për numrin e automjeteve. /Indeksonline/