75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Komuna e Deçanit ndan 5 mijë euro për qytetarët e helmuar

Për shkak të gjendjes së rënduar në Deçan, nën dyshimet për helmim nga uji i pijshëm, komuna ka vendosur që të ndajë 5 mijë euro.

Kështu ka njoftuar kryetari , Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit“, ka shkruar Ramosaj.