75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Komuna e Deçanit ndanë mbi gjysmë milioni euro për mirëmbajtjen e rrugëve

Drejtuesit e komunës së Deçanit, duket se kanë menduar herët për sezonën e verës, kjo derisa të njëjtit kanë planifikuar mirëmbajtjen e rrugëve qysh në fillim të vitit.

Kështu, komuna e Deçanit e cila udhëhiqet nga Bashkim Ramosaj më datën 4 janar ka arritur të kurorëzojë kontratën e radhës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit veror.

Kompania “Lika Trade”, ka nënshkruar për kontratën “Mirëmbajtja verore e rrugëve në Deçan”, në vlerë prej 581 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit, vlera e tenderit të përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 941 mijë e 570 euro.

Kompania e cila ka fituar këtë tender ka si obligim të kujdeset për rrugët e Deçanit për hiç më pak se 24 muaj.

Ani pse po flitet për gjysmë milioni euro, në kontratën e dhënë nuk është se precizohen detyrat kundrejt kësaj kompanie. /Indeksonline/