Komuna e Deçanit paguan mijëra euro për karrike e tenda, për manifestime të ndryshme!

Komuna e Deçanit përgjatë këtyre ditëve ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re.
Këtë herë, kjo komunë ka finalizuar një tender që ka të bëj për tenda dhe karrike për manifestimeve, shkruan Indeksonline.

Kontrata “Shërbim me tenda dhe karrike për manifestime”, nuk është se ka kushtuar edhe pak.
Sipas kontratës të publikuar nga prokurimi, këto karrike e tenda kanë kushtuar hiç më pak se 7.391,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik Bledar Kadrijaj, i cili ka qenë edhe ofertuesi I vetëm në këtë tender. /Indeksonline/