75 Mall Live Search
17:55 / E Enjte, 20 Mars 2025 / H F

Komuna e Deçanit, për 90 ditë pune, e paguan ekspertin kosovar 8 mijë e 500 euro

Komuna e Deçanit po planifikon të ketë më në nivel organizmin e brendshëm dhe sistemin e vendeve të punës.

Kështu, pak ditë më parë edhe ka arritur të finalizonte marrëveshjen për angazhimine një eksperti lidhur me këto çështje.

Kjo detyrë i është besuar ekspertit të jashtëm Hajdin Ramadanit, në kohëzgjatje prej 90 ditësh, shkruan IndeksOnline.

Për këtë angazhim Ramadani do të paguhet hiç më pak se 8,500.00 euro, ndonëse fillimisht janë ndarë 9,000.00 euro.

Angazhimi i një eksperti të jashtëm për mbështetje në organizimin e brendshëm dhe sistematizim e vendeve të punës dhe standardizimin e përshkrimeve të vendeve të punës në administratën komunale”, paguhet 8 mije e 500 euro.